Ja sa do të rritet paga minimale brenda 6 mujorit të parë të 2016-ës

lek

Shqipëria vijojnë të mbetet një nga vendet me pagën minimale më të ulët në rajon. Kjo ka bërë që Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë të ndërmarrë një hap për rritjen e pagës minimale në shkallë vendi brenda 6 mujorit të parë të këtij viti. Sipas Report TV, burime nga ministria e mirëqenies sociale janë dy opsione. E para është që niveli i pagave dysheme mund të rritet me një mijë lek të reja duke shkuar nga 22 mijë lek që është aktualisht në 23mij. Ndërsa opsioni i dytë është rritja në bazë të rritjes së pagës aq sa është niveli i rritjes ekonomike në vend, pra me 2%. Në këtë mënyrë pagat e shqiptarëve mund të rriten vetëm me 500 lek. Edhe nëse paga minimale do të rritet me një mijë lek të reja, Shqipëria vijon të jetë e parafundit duke lenë pas Maqedoninë.

Por edhe ky ndryshim shumë i vogël pagës minimale është kundërshtuar fortë nga përfaqësuesit e biznesit. Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Punës bizneset janë shprehur se rritja e pagës, mund të krijojë kushtet për një informalitet më të lartë në tregun e punës. Prej 3 vitesh niveli i pagës minimale për efekt të llogaritjes së kontributeve shoqërore e shëndetësore nuk është ndryshuar. Ndërkohë Shqipëria është një vend që mban rekord sa i takon të punësuarve në të zezë.

Sot Shqipëria ka një ndër pagat minimale më të ulëta në rajon prej 22 mijë lekë, e dyta pas Maqedonisë. Kështu Maqedonia ka pagë minimale 131 euro, Kosova 170 euro, Bullgaria 184 euro dhe Greqia 586 euro.

 

Tabela

Paga minimale në rajon

Maqedonia 131 Euro

Shqipëria 156 Euro

Kosova 170 Euro

Bullgari 184 Euro

Mali i zi 193 Euro

Greqia 586 Euro

Paga më e lartë minimale në Europë është në Luksemburg prej 1923 euro

Pin It