STUDIM: Vaji i peshkut të mbron nga skleroza

Kërkuesit shkencorë kanë arritur në konkluzionin se vaji i peshkut të mbron ndaj sklerozës.

Sipas një studimi të publikuar në revistën ‘Neurology’ thuhet se njerëzit me nivele të larta omega-3 (që gjendet me shumicë tek vaji i peshkut) kanë një tru më të madh në moshë të thyer dhe kjo gjë ndihmon në shëndetin e këtij organi.

Vaji i peshkut rekomandohet të konsumohet një herë në javë, ndërsa peshku rekomandohet të hahet 2 herë në javë.

Pin It