Që truri të gëzojë shëndet duhet të konsumojë këto ushqime

Truri është një nga organet më të rëndësishëm në trup. Mirëqënien e tij e sigurojmë në disa mënyra, e një nga këto padyshim që janë ushqimet. Ju mund të keni një tru të shëndetshëm nëse konsumoni ushqimet dhe pijet e duhura. Ja cilat janë ato:

Hani mëngjes për ta mbushur trurin me energji

Studimet tregojnë se ngrënia e mëngjesit mund të jetë çelësi për përmirësimin e memories afatshkurtër dhe përqendrimit.

Peshku, ushqimi i trurit!

I pasur me proteina, acide yndyrore omega-3, etj., peshku është i duhuri për shëndetin e trurit. Dietat me peshk ndërlidhen me rrezik të vogël të zhvillimit të demencës dhe sëmundjeve tjera.Për tru dhe zemër të shëndetshme, hani dy herë në javë peshk!

Perimet me gjethe jeshile

Të ngarkuar me vitaminë K, zarzavatet të tilla si spinaqi dhe lakra jeshile janë treguar se ngadalësojnë rënien e njohjes në tru. Sipas një studimi të ri nga Universiteti Rush Medical Center, njerëzit të cilët kishin ngrënë 1 deri në 2 barishte në ditë kishin fituar aftësinë njohëse të një personi 11 vjet më të ri.

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit eshtë një burim i shkëlqyer i polifenoleve, antioksidantë shumë të fuqishëm të cilët mund të ndihmojnë në parandalimin dhe madje largimin e sëmundjeve të lidhura me problemet me kujtesën. Hulumtimi i publikuar në revistën Alzheimer’s Disease gjeti se vaji i ullirit përmirëson të mësuarit dhe kujtesën, dhe studime të tjera kanë treguar se vaji i ullirit është i lidhur me një rrezik më të ulët nga Alzheimeri.

Boronica

Kjo kokërr e kuqe përmban një antioksidant,-anthocyanin- i cili është shumë i shëndetshëm për trurin tuaj. Hulumtimet e fundit nga Universiteti Tufts gjetën se anthocynin-et mund të kalojnë pengesën gjak-tru, duke i mbrojtur kështu qelizat e trurit nga oksidimi dhe duke rritur komunikimin në mes të neuroneve të trurit.

Çokollata dhe arrat

Arrat dhe farat janë burime të mahnitshme të antioksidantëve, vitaminave dhe minerale, të cilat i zvogëlojnë rreziqet e sëmundjeve të ndryshme. Çokollata e zezë ka gjithashtu veti të fuqishme antioksiduese, ndërsa përmban stimuluese natyral si kafeina që e përmirëson përqendrimin.

 

Pin It