Truri, një vend shumë i madh brenda një hapësire mjaft të vogël

03142016_brain_istock-2e16d0ba-fill-735x490

Truri ynë është i aftë të marrë rreth 100 milion bite apo njësi informacionesh që vijnë prej shqisave të ndryshme. Rreth 100 miliardë qeliza nervore të quajtura neurone, si dhe lloje të tjera qelizash, zënë vend ne trurin e njeriut, edhe pse ky organ përfaqëson vetëm 2% të peshës trupore. Qelizat nervore, neuronet nuk janë në kontakt të drejtpërdrejtë me njëra tjetrën. Janë të ndara nga hapësira më të vogla se 25 të miliontat e milimetrit, të quajtura sinapse. Keto hapësira mbushen nga substanca kimike neurotransmetuese. Këto sinjale kimike mblidhen në një skaj të neuronit nga një labirint me fije të holla, të quajtura dentride. Pastaj sinjalet transmetohen në skajin tjetër të neuronit, nga një fiber nervore që quhet akson. Tek neuronet sinjalet janë elektrike ndërsa tek sinapset janë kimike duke na dhënë një natyrë elektrokimike të sinjaleve, ku çdo sinjal përmban një grumbull të madh informacionesh.

Nuk dihet ekzaktësisht se çfarë ndryshimesh fiziologjike ndodhin në tru gjatë fazave të mësimit. Eksperimentet tregojnë që gjatë procesit të mësimit, çlirohen sasi të konsiderueshme të substancave kimike, që mbushin hapësirat midis neuroneve, që do të thotë se truri ynë forcohet nga përdorimi dhe dobësohet nga mos përdorimi. Pra, truri funksionon ashtu si një motorr: nëse ai punon, është mirë, nëse lihet fikur, ai ndryshket.

Të gjitha këto fije nervore formojne “telat” e trurit, ku në sajë të tyre mund të memorizojë çdo ngarkesë informacionesh që mund t’i jepet tani, madje edhe një miliard herë më shumë! Karl Sagan thotë: “Truri është me të vërtetë një vend shumë i madh brenda një hapësire mjaft të vogël… sasia e informacioneve që do të mund të grumbullonte truri është sa e 20 milion librave”.

Por mënyra sesi truri arrin të linde mendime, të përpunojë apo të analizojë informacione të ndryshme, duke i veçuar ato është një mister ende i pazgjidhur.

Pin It