Terapia e dritës, ja efektet që sjell ekspozimi në diell

ob_037d77_divers-personne-eric-07-11-14

Ne të gjithë e dimë se një ekspozim i madh ndaj rrezeve të forta Ultravjollcë të Diellit mund të jetë i dëmshëm për shëndetin tonë. Por, kur bëhet fjalë për dëmet që na shkakton Dielli, ne priremi të mendojmë për djegien dhe kancerin e lëkurës, dhe jo sëmundjet mendore. Nëse e lidhim Diellin me shëndetin mendor, priremi të mendojnë se mungesa e tij ndikon negativisht, sikurse janë çregullimet emocionale sezonale.

Terapia e dritës është dëshmuar të jetë efektive mbi pacientët që vuajnë nga disa lloje depresioni, manish, dhe dementie. Mungesa e ekspozimit në diell për gratë shtatzëna, mund edhe të rrisë gjasat që fëmijët e tyre të zhvillojnë skizofreni kur të rriten. Sidoqoftë, një studim i vitit 2004 sugjeroi se një mbiekspozim ndaj rrezeve të forta UV, luan ndërkaq një rol negativ në shkaktimin e sëmundjeve të rënda mendore.

Përderisa stuhitë diellore mund të shtojnë me 300 përqind rrezet UV, rekomandohet që rritja e rasteve të sëmundjeve mendore kohët e fundit, të mund të lidhet me numrin më të lartë të stuhive të mëdha diellore gjatë 55 viteve të fundit.

Ekspozimi çdo ditë ndaj diellit ka qenë gjithashtu i lidhur me gjumin më të mirë, nivelet e larta të vitaminës D, uljen e presionit të gjakut, si dhe një humor më të mirë në përgjithësi. Kjo mund të ndihmojë edhe në parandalimin e disa formave të kancerit, duke përfshirë edhe atë të lëkurës sado ironike që mund të tingëllojë kjo.

Pin It