Turizmi dentarë në Panairin e Bursës Ndërkombëtare të Turizmit Milanos

Në vendin tonë gjithnjë e më shumë po merr jetë turizmi dentarë, si një formë e turizmit elitarë. Në Panairin e Bursës Ndërkombëtare të Turizmit Milanos (BIT), morën pjesë dhe operatorë shqiptarë të fushës turistike, ku mes tyre ishte dhe “Viaggiare e Sorridere”, si pioniere e turizmit dentarë në vendin tonë. Shqipëria përmes kësaj forme turistike është duke konkurruar në tregun europianë edhe vende më me eksperiencë në këtë drejtim si Kroacia apo Rumania.

“Kjo është hera e parë që ne vlerësohemi me pjesëmarrjen në këtë panair. Ne kemi nisur udhën tonë 9-të vite më parë dhe synimi im ishte të mundësoja ardhjen e të huajve në vendin tonë, duke i motivuar ato përmes çmimeve të arsyeshme për kurimin e dhëmbëve apo të ndërhyrjeve estetike dhe paralelisht me këtë dhe promovimin e bukurive të vendit tonë”, tha Dritan Gremi për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, President i Kompanisë së Viaggiare e Sorridere pjesëmarrës në Panairin Ndërkombëtarë të Turizmit në Milano, i cili u zhvillua në datat 11 Shkurt deri në 13 Shkurt dhe merrnin pjesë kompani nga e gjithë bota.

“Gjatë pesë viteve të fundit imazhi i vendit ka ndryshuar, është përmirësuar shumë. Nëse 9-të vite më parë, kur ne nisëm këtë udhëtim drita në fund të tunelit imagjinohej këto 5 vitet ajo dritë, jo vetëm që duket por është shndërruar në diell”, theksoi Gremi.

“Ne shpresojmë që qeveria të eci në këtë rrugë duke promovuar imazhin e Shqipërisë, pasi vlen jo vetëm për Turizmin dentarë por për të gjitha format e turizmit që po marrin jetën në vendin tonë”, tha ai. “Turizmi Dentarë ka shumë avantazhe. Ai zgjatë gjatë gjithë vitit. Çdo pacientë-turist vjen dy herë në vit dhe rri të paktën një javë. Nga ky lloj turizmi përfitojnë të gjithë, hotelet, restorantet, vendet turistike në vend…Në 2017 kemi pasur rreth 1 200 pacientë dhe shpresojmë që këtë vit të arrijmë të paktën 1 600 pacientë”, vijoi Gremi.

“Më mbështetjen e qeverisë kemi arritur të futemi në konkurrencë me vendet e tjera të Ballkanit, si Kroacia apo Rumania, të cilat kanë dhe një eksperiencë të madhe në fushën e turizmit dentarë”, vijoi Gremi.

“Ne përpiqemi që pacientëve që janë njëkohësisht dhe turist ti prezantojmë vendet më të bukura, qendrën e Tiranës, Pazarin e Ri, Shtëpinë e gjetheve, Dajtin. Jashtë Tirane zonat turistike si Durrësin, Lezhën apo Vlorën, si dhe shumë zona të tjera”, tha Gremi.

Anduena Kokoneshi, Drejtoresha e “Viaggiare e Soridere”, theksoi se vitet e fundit falë një promovimi të fortë të bërë nga qeveria në Europë numri i pacientëve, por dhe të interesuarve është në rritje. “Vitet e fundit kemi pasur rritje të ndjeshme të kërkesave. Kjo falë dhe imazhit të Shqipërisë që ka ndryshuar për mirë”, tha Kokoneshi. /ATA/

 

Pin It