Turizmi spelologjik në Shqipëri

Turizmi spelologjik në mbarë botën, është kthyer në një dukuri tepër atraktive për vizitorët kuriozë të natyrës dhe historisë,por është parë edhe si një vlerë ekonomike.

Edhe tek ne, ky turizëm duhet vlerësuar si një burim fitimi ekonomik për zonat ku gjenden këto shpella.

Shqipëria është e pasur me një larmi të madhe shpellash të cilat duhen shfrytëzuar si burim turistik dhe ekonomik. Vetëm në rajonin e Shkodrës ka më shumë se tridhjetë shpella të mëdha.

Shumë turistë kanë eksploruar një nga shpellat më të mëdha të Shqipërisë e quajtur Shpella e Pëllumbasit.

E vendosur në juglindje të Tiranës, ajo shkon 10-35 metra gjerësi, 15-40 metra e lartë dhe është rreth 300 metra e gjatë .

Në Tiranë ka të tjera shpella të tilla si, Vali (Biza), Shpella e Mirë në Brar dhe shumë guva në rrjedhjet malore të malit të Dajtit.

Një tjetër alternativë tërheqëse për eksploruesit është shpella më e madhe e Shqipërisë, shpella e Pirrogoshi e vendosur në fshatin

Radesh në Skrapar.

Shpella të tjera intriguese ekzistojnë në vendet si Juban, Zhyla, Murriqan, Pusi, Arapi në Shkodër dhe rajoni i Alpeve.

Shpella e Lekë Petas në Kurvelesh, Shpella Neziri në rajonin e Matit, Kreshmoi në Konispol, Doshi në Mirditë,shpella e Zezë në Nikaj-Mërtur etj.

Pikërisht në këtë zonë të Malësisë gjenden disa shpella interesante dhe të vizitueshme nga vizitorët e këtyre lartësive.

 

Format e çuditëshme që krijon natyra në këto shpella nëpërmjet stalagtiteve e stalagmiteve, që formohen nga tretja e gurit gëlqerorë prej acidit sulfuric,janë befasuese dhe shumë mbreslënëse.

Fenomene të çuditëshme skalitjesh deri te skulptura me figura njerëzore janë vërejtur në shpellën e Zezë në zonën e Nikaj-Mërturit.

Vizitorët dhe turistët e huaj bëhen kurioz t’i shohin nga afër këto figura të çuditshme me përmbajtje gati groteske.

Shumë nga këto shpella tashmë janë bërë të vizitueshme prej turistëve,por mbetet akoma

shumë për të bërë në drejtim të infrastrukturës rrugore që të çon drejt tyre si dhe kujdesi

apo specialist-guidatorë që njohin gjeologjinë dhe historinë e krijimit të tyre.

 

 

Pin It