E provuar shkencërisht, udhëtimi na bën më të lumtur se çdo gjë tjetër materiale

Sipas studiuesve, rezulton se pengesa kryesore drejt lumturisë është përshtatja. Gjithsesi, një studim i ndërmarrë nga Universiteti i Cornell  ka treguar se përjetojmë rritje lumturie kur blejmë diçka që na pëlqen dhe kur udhëtojmë.

Por – dhe këtu qëndron çështja më e rëndësishme – sasia e lumturisë që përfitojmë gjatë një blerjeje pakësohet me kalimin e kohës, derisa zhduket, ndërsa kujtimet e përvojës së përfituar gjatë një udhëtimi vazhdojnë të na furnizojnë me hormonet e lumturisë për një kohë të gjatë.

Frekuentimi i eventeve të jashtëzakonshme, udhëtimet, mësimi i aftësive të reja, madje edhe sportet ekstrem – të gjitha këto janë një burim ideal lumturie për secilin prej nesh

Një veshje e re apo edhe një makinë të re do të bëhet përfundimisht vetëm një objekt i zakonshëm, pasi ai do të vjetrohet. Nga ana tjetër, çdo kujtime i ri bëhet një burim i vërtetë gëzimi, që qëndron me ne për gjithë jetën.

 

Pin It