“Udhërrëfyesi grykëzi”, ndihmësi më i mirë i kërkuesve të mjaltit në Mozambik

Kërkuesit e mjaltit e thërrasin dhe zogu u afrohet dhe i udhëheq deri në kosheren e bletëve të fshehura në pyll. Ky është pakti i pashkruar i vendosur mes anëtarëve të tribusë Yao në Mozambik dhe një zogu të vogël që quhet “udhërrëfyesi grykëzi.

Sjellja e këtij zogu njihet prej kohësh, madje ishte sinjalizuar që në fund të shekullit të 16-të nga një misionar portugez. Por tani një grup kërkuesish studioi me një eksperiment të vërtetë në terren se sa efikas është bashkëpunimi i rrallë mes njeriut dhe këtij zogu.

Studiuesit kërkuan të dinin nëse me të vërtetë është stabilizuar një komunikim mes “nesh” dhe “atyre.

Zogu-1-640x424

Udhërrëfyesi grykëzi është i gjatë rreth 20 cm dhe peshon 50 gramë dhe është mjaft i njohur për aftësinë e tij për të udhëhequr drejt koshereve të bletëve të egra. Gjetja e mjaltit është një aktivitet që ende disa tribu afrikane e aplikojnë në Afrikën subsahariane.

Njeriu hap kosheren, ndërsa zogut i ngelet dylli, të cilën ai e do shumë dhe është në ndër të paktët që mund ta tresë. Veç të tjerave ha larvat e vogla.

Kërkuesit e udhëhequr nga biologia për studime evolucionare Claire Spottiswoode, e Universitetit të Cambridge-s, studiuan bashkëpunimin mes zogut dhe gjuetarëve të mjaltit të tribusë Yao, që rrinë në rezervën kombëtare të Niassa-s, në veri të Mozambikut.

Zogu bën një tingull karakteristik për të sinjalizuar se ai ka gjetur mjaltë, dhe duke kaluar nga një pemë në tjetrën ai të udhëheq drejt vendndodhjes.

Por edhe anëtarët e tribusë lëshojnë një tingull karakteristik për ta rithërritur kur duan që të nisin një kërkim. Një dredhje e shkurtër e timbrit të zërit, e pasuar nga një lloj hungërime, që rreth 20 burra të tribusë u thanë studiuesve se e kanë mësuar nga baballarët e tyre.

 

Zogu-2-640x424

Për të testuar efikasitetin e bashkëpunimit, kërkuesit ndoqën anëtarët e tribusë gjatë kërkimit të mjaltit. Kur udhërrëfyes ishte zogu, efektivisht kërkimi u mbyll tri herë në katër me zbulimin e mjaltit. E jo vetëm kaq. Studiuesit deshën që të testonin nëse tingulli i përdorur shërbente për të tërhequr zogjtë.

Ata regjistruan tingullin e thirrjes dhe më pas lëvizën përgjatë zonave të rezervës për gati një javë. Aty lëshuan tingullin ndjellës ose një tjetër tingull të papërdorur në këto anë si dhe një thirrje të përdorur nga tribuja, por për të tjera rrethana.

Zogjtë u paraqitën për të bërë udhërrëfyesin dyfishin e rasteve pra 66% krahasuar me 33% kur u lëshua thirrja apostafat për të nisur gjuetinë e mjaltit.

Studimi tregoi se në këto raste, në 80% të rasteve u gjet një koshere bletësh.

 

 

Nuk është e qartë se si kjo sjellje bashkëpunuese transmetohet nga njëri brez i zogjve të tjetri. Zogu udhërrëfyes i bën vezët në foletë e specieve të tjera dhe kështu, të vegjlit nuk rriten me prindërit e tyre biologjikë. Përveç kësaj, thirrja është specifike. Është dokumentuar se tribu të tjera përdorin tinguj të tjerë për t’i thirrur. Sipas studiuesve, përgjithësisht sjellja, me shumë mundësi është e lindur, ndërsa përshtatja lokale mësohet nga zogjtë e vegjël nga të rriturit, të cilët e praktikojnë për t’u ushqyer.

Pin It