Uji, zjarri dhe morali…

Uji, Zjarri dhe Morali ishin bërë shokë dhe gjithë kohën e kalonin sëbashku.

Një mbrëmje tek po shëtisnin, ndërmjet tyre lindi pyetja se nëse ndonjëri prej tyre humbet si do të mund ta gjenin.

Pyetën ujin: -Nëse humbet, si do mundemi të të gjejmë?

-Ku të dëgjoni gurgullimë vraponi se atje më keni, ua kthen uji.

-Po ty zjarr si të gjejmë?

-E thjeshtë, ku të shikoni tym aty jam unë, përgjigjet zjarri.

Kur rradha i erdhi Moralit, përgjigjia e tij tingëlloi e çuditshme për shokët e tij:

-Bëni kujdes të mos më humbisni, se nëse me humbisni, kurrë më nuk do të më gjeni.

Pin It