Swift7 Ultrabook, laptopi më i hollë në botë

Kompania  Acer ka  prezantuar laptonin më të hollë në botë, Swift7 Ultrabook.

Swift 7 Ultrabook është më i hollë se versioni i mëparshëm dhe ka një trashësi prej vetëm 8.98 milimetra. Acer thotë se ky është laptopi më i hollë në botë.

Ai përmban  procesorin Core i7 të gjeneratës së shtatë, 8GB RAM, 256GB PCIe SSD, ndërsa ekrani është përmirësuar nga 13.3 inç në 14 inç dhe mban rezolucionin 1080p.

Çmimi fillestar i laptopit Acer Swift 7 është 1699 dollarë dhe do të jetë në dispozicion në treg nga muaji mars.

Pin It