UK, Referendumi sot vendos nëse do të qëndrojë në BE

1152335

Britania e Madhe po zhvillon sot referendumin, ku pritet të vendoset për qëndrimin ose jo të saj në Bashkimin Europian. Qytetarët britanikë do të shprehin qëndrimin e tyre në 41 mijë qendra votimi, të cilat u hapën në orën 07:00.

Votuesit do t’i përgjigjen një pyetjeje: A duhet që Mbretëria e Bashkuar të mbetet anëtare e Bashkimit Europian apo duhet të largohet nga BE-ja?

Qendrat e votimit do të jenë të hapura deri në orën 21:00, ndërkohë që rezultatet e para priten gjatë orëve të para të së premtes dhe rezultati përfundimtar nesër pasdite.

Dy sondazhe të bëra publike, pak para fillimit të referendumit tregojnë se përkrahësit e qëndrimit të vendit në Union, janë në epërsi ndaj atyre që duan të largohen nga BE-ja.

Nëse Britani largohet nga Bashkimi Europian, rreth 75 për qind e emigrantëve duhet të lënë vendin.

 

Pin It