Shkodër, hapet për herë të parë dega e Mekatronikës

hqdefault

Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Risinë ka prezantuar para biznesmenëve në Shkodër degën e re të Mekatronikës, që për herë të parë hapet në Shkollën e Mesme Industriale “Arben Broci”. Kjo degë përgatit teknikë duke filluar me mekaniken, pneumatiken, sistemet e kontrollit elektronik, programimin dhe sistemet e zhvillimit.

Dega e mekatronikes përgatit teknikë me shumëllojshmëri aftësish duke filluar me mekaniken, pneumatiken, sistemet e kontrollit elektronik, programimin dhe sistemet e zhvillimit. Këto profesione janë bashkëkohore dhe mjaft te kërkuara në tregun e punës, si brenda dhe jashtë vendit.

I shpallur prioritar nga qeveria shqiptare me perspektivë të ardhmen, arsimi profesional do të ketë në disa shkolla të vendit edhe degën e re të Mekatronikës. Mes  shkollave të përzgjedhurave është edhe e mesmja industriale “Arben Broci” në Shkoder, ku  ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinise ne bashkëpunim me qeverinë italiane, prezantuan para biznesmenëve Shkodran nismën në fjalë.

 

Pin It