Turizëm, riviera shqiptare ne median britanike

Untitled

Përsëri gazeta prestigjioze britanike “The Telegraph” shkruan për Shqipërinë dhe këtë herë specifikisht për Rivierën. Në shkrimin e tij gazetari Norman Miller i fton lexuesit që ta zbulojnë vetë. “Mirë se erdhët në Rivierën shqiptare” shkruan ai. “Ndërsa pushuesit enden sa andej këndej në vendet e qytetërimit të Homerit, nuk e dinë se ka një vend që ka 50 milje bregdet dhe që ende nuk është futur tërësisht në rrezen e radarit. Kjo është Shqipëria e cila dikur është drejtuar nga një monark si Mbreti Zog dhe më pas për 50 vjet nga diktatura komuniste. Ende Shqipëria ka rrënoja të qytetërimeve të vjetra greke dhe romake, qytete të rëndësishme të asaj kohe siç është Apollonia dhe Butrinti.

Rrënojat e lashta janë plotësuese të mrekullueshme të mjaft qyteteve bregdetare si Vlora, apo Saranda e cila njihet ndryshe edhe si “Meka” e ushqimit të detit. Butrinti rrethohet nga një lagune ndërsa përballë ka Korfuzin. Rreth e rrotull do të gjeni kodra të pyllëzuara, ullishte të mrekullueshme dhe fshtra ku akomodimi është me çmime të arsyeshme. Aty do të gjeni prodhime deti të freskëta, gatime të shijshme me bazë mishi të freskët dhe sallata. Zona njihet edhe për prodhimin e verës. Rreth 2,00 vjet më parë shkrimtari romak Plini shkruante për verën e kuqe “Kallmet” bardhë “Debine”. Plazhet që Telegraph propozon janë ato të Dhërmiut, Ksamilit, Bunecit dhe Borshit. Po kështu rekomandon që të vizitohet edhe laguna e Karavastasë dhe parku kombëtar i Llogarasë.

Pin It