“Unë nuk humbas asnjëherë. Unë ose fitoj, ose mësoj”-Nelson Mandela

“Unë mësova se guximi nuk ishte mungesa e frikës, por triumfi mbi frikën. Një person guximtar nuk është dikush që nuk është ndjerë ndonjëherë i frikësuar, por dikush që e ka sunduar atë frikë”.

“Një fitues është një ëndërrimtar që nuk heq dorë”.

“Unë nuk humbas asnjëherë. Unë ose fitoj, ose mësoj”.

“Askush nuk lind duke urryer dikë tjetër për shkak të ngjyrës së lëkurës, për shkak të prejardhjes, apo besimit të tij. Njerëzit duhet t’i mësosh, në mënyrë që të urrejnë dhe nëse ata mësojnë të urrejnë, do ta kesh më të lehtë t’i mësosh edhe të duan, sepse dashuria i vjen si ndjenjë më e natyrshme zemrës së njerëzve, në krahasim me të kundërtën e saj që është urrejtja”.

“Kur njerëzit janë të vendosur, ata mund të arrijnë gjithçka”.

“Kur ne e lejojmë dritën tonë të shndrijë, pa vetëdije ne u japim njerëzve të tjerë leje për të bërë të njëjtën gjë”.

“Arsimimi është arma më e fuqishme që mund të përdorësh për të ndryshuar botën”.

“Mos më gjykoni për sukseset e mia, por më gjykoni nga sa herë kam rënë dhe jam ngritur sërish”.

“Duhet ta përdorim kohën tonë me mençuri dhe të kuptojmë se koha është në çdo moment e duhura për të bërë gjërat e duhura”.

“Gjithçka e re duket e pamundur, deri në momentin që e arrin ta bësh realitet vetë”.

 

Nelson Mandela

Pin It