Ushqimet që dëmtojnë dhëmbët tuaj

Ne i dëmtojmë dhëmbët pa kuptuar, duke filluar që nga konsumimi i frutave të thata, apo i kafesë.Ngrënia e akullit tek pijet, temperatura e ulët tek kubat e akullit mund të shkaktojnë fraktura tek dhëmbët.

Ato mund të shkaktojnë çarje mikroskopike të smaltit, që mund të çojnë në probleme edhe më të mëdha, me kalimin e kohës. Grimcat e akullit janë më pak të dëmshme sesa kubat e mëdhenj.

Frutat e thata janë tepër të dëmshme për dhëmbët

Ato kanë aciditete me shumicë, por ajo që i bën edhe më të dëmshëm është fakti se ato ngjiten dhe rrinë tek dhëmbët.  Ujë i ngrohtë, limoni, çaji dhe kafja. Jo vetëm që lënë shenja në dhëmbë, por edhe i dëmtojnë deri në rrënjë.

Përdorimi i furçave të forta

Disa mendojnë se përdorimi i furçave me sipërfaqe të ashpër, pastron më mirë. Në fakt është e kundërta dhe sidomos tek të rriturit, mund të shkaktojë dëmtime serioze të smaltit.

Larja e shpeshtë e dhëmbëve

Larja e dhëmbëve dy herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë është e mjaftueshme. Të larit më shpesh mund të çojë në dëmtim të dhëmbëve.

Ngrënja e  frutave me tepricë

Frutat kanë aciditete me shumicë dhe tepër të dëmshme për dhëmbët. Janë një pako plot me sheqer, ku ushqehen bakteret dhe prodhohet acid me shumicë.

Pin It