Ushqimet që treten ngadalë

Të ushqyerit mirë dhe shëndetshëm është nga parimet e secilit prej nesh. Mirëpo ekzistojnë ushqime të cilat edhe pse të shëndetshme,  janë të vështira për tu tretur. Ajo që këshillohet në këto raste është që këto ushqime të konsumohen më vete dhe me një diferencë relativisht të madhe midis njëra-tjetrës.

Ushqimet e skuqura

Këto ushqime përthithin sasi te mëdha yndyre, për ketë mund te shkaktojnë diarre dhe pa rehati. Ëmbëlsirat kremoze dhe salcat e yndyrshme munden gjithashtu te shkaktojnë problem.

Agrumet

Ne faza delikate për stomakun, përmbajtja e fibrave te agrumet mund te shkaktoj përshkallëzim te situatës.

Ëmbëlsuesit artificial

Përdoren gjerësisht ne camcakëza dhe karamele. Nëse tejkaloni masën mund t’ju irritojnë stomakun duke shkaktuar kontraktime dhe fryrje.

Shume fibra

Fibrat bimore qe gjenden te drithërat e plote dhe te fruta-perimet janë mjaft te dobishme për tretjen dhe shëndetin. Por, nëse ju konsumoni shume prej tyre dhe për një kohe te shkurtër, stomaku dhe zorrët mund te pësojnë “shok” dhe te ndjeni fryrje, gazra dhe tension abdominal. Për ketë arsye, konsumi I fibrave duhet te rritet gradualisht.

Fasulet

Janë nder ushqimet me te shëndetshme por, kane një lloj sheqeri te patretshëm sepse stomaku ynë nuk I përmban enzimat përkatëse. Ky lloj sheqeri përpunohet nga bakteret qe kemi ne zorrët tona me pasoje çlirimin e gazrave. Nëse doni ta evitoni ketë efekt anësor te fasuleve, thjeshte lërini ato ne ujë për 24 ore përpara se t’i gatuani. Ujin e derdhni.

Lakrat

Lakra, lulelakra, brokoli, përmbajnë te njëjtin sheqer te patretshëm si fasulet, duke i ber ato shkaktare njësoj për gazra te sikletshëm. Për ta evituar ketë fenomen mund te gatuani pak ne ujë te vluar.

Fruktoza

Ky lloj sheqeri përmbahet me shumice te mjalti dhe te ëmbëlsira te ndryshme si karamelet. Mund te shkaktoj kontraksione, diarre dhe pa rehati nëse bie me shumice ne stomak bosh.

Pikantet

Disa njerëz mund te kenë problem me tretjen ose refluks pas konsumit te ushqimeve djegëse. Kapsikaina qe gjendet te speci djegës mund te jete fajtori kryesor.

Bulmeti

Kryesisht qumështi, është një nder produktet ushqimore përgjegjës për intolerancë me te zakonshme qe është ajo ndaj laktozes. Zakonisht nënproduktet e tij janë me mire te tolerueshme. Nëse ekziston kjo intolerancë, konsumi i qumështit shoqërohet me diarre, spazma dhe dhimbje. Evitoni krejtësisht qumështin dhe tentoni me kujdes nënproduktet e tij.

Kafja, çokollata

Mund te irritojnë mukozën e sipërfaqes se stomakut me pasoje ndjesinë e djegies. Kjo mund te evitohet me rënie ne peshe, konsum te sasive te kufizuara dhe evitimin e shtrirjes menjëherë pas ngrënies.

 

Pin It