Pastë rulo e mbushur me krem dhe banane

Për rulon:

  • 1 litër qumësht
  • 1 gotë miell
  • 3 lugë gjelle kakao
  • vanilje
  • 1 lugë gjalp të shkrirë
  • 1 gotë sheqer

Për mbushjen:

  • 1 paketë krem pastiçerie
  • 3 banane
  • 1 gotë qumësht
  • për zbukurim grimca arre kokosi

Përgatitja

Në fillim vendosim tenxheren në zjarr dhe shtojmë në të; qumështin,sheqerin,kakaon dhe miellin. I përziejmë të gjitha herë pas here. E përziejmë kështu pa pushim derisa te kemi një masë homogjene në formën e muhalebisë.

Më pas shtojmë në të gjalpin dhe pasi ta kemi përzierë për 3 minuta e heqim nga zjarri. Marrim një tepsi dhe hedhim në të arrën e kokosit. Kujdesemi qe ta shpërndajmë atë në mënyrë të njëtrajtshme. Më pas shtojmë mbi të muhalebinë e përgatitur duke e shpërndarë edhe atë në mënyrë të njëtrajtshme. Më pas e lëmë mënjanë të ftohet. Kur masa të jetë ftohur shtojmë mbi të kremin e pastiçerisë.

Tepsinë e vendosim në frigorifer për 4 orë. Pasi të kenë kaluar 4 orë e marrim tepsinë nga frigoriferi dhe me anë të thikës e presim ëmbëlsirën në drejtkëndësha të vegjël. Tek çdo drejtkëndësh vendosim një pjesë banane dhe me kujdes e mbledhim me ëmbëlsirë në formë ruloje. Kështu veprojmë me të gjitha pjesët e tjera. Tashmë ëmbëlsira është gati për t’u servirur.

Ju bëftë mirë!

 

Pin It