Recetë/Tortë me krem kakao

Përbërësit:

250 gr biskota të bluara

100 gr gjalpë

400 gr ҫokokrem

500 gr Krem djathi (Philadelphia,mascarpone etj)

fruta pylli për zbukurim

 Përgatitja:

Një lugë ҫokokrem e shkrijmë me gjalpin dhe i bashkojmë me biskotat e bluara. I përziejmë mirë dhe e lemë të ftohet për pak në frigorifer. Ndërkohë përziejmë kremin e djathit me ҫokokremin ngadalë me mikser derisa të përftojmë një masë homogjene. Pastaj shtojmë biskotat  në tepsi me ndihmën e një gote me fund të rrumbullaket dhe të rrafshet. Në fund,  shtojmë masën e përgatitur me kremin.  Ëmbëlsirën e lëmë të  ftohet për disa minuta dhe e zbukurojmë më frutat e pyllit.

Ju bëftë mirë!

Pin It