Recetë/Qofte me kunguj dhe djathë kaçkavall

Përbërësit:

2-3 kunguj

1 pjatë majdanoz të freskët

1 pjatë kopër

1 gotë miell misri

2 vezë

gjysmë gote vaj

piper i zi

spec i kuq pluhur

kripë

djathë kaçkavall

 

Përgatitja

Kungujt i grijmë në rende dhe i vendosni në një enë me ujë bashkë me majdanozin dhe kripën. Shtojmë miellin e  misrit, erëzat  dhe i përziejmë. Më pas i japim formën qe dëshirojmë  dhe i vendosim në enën e pjekjes. Në fund  vendosim djathin kaçkavall mbi të dhe e vendosim në furrë në temperaturën 190 gradë celsius.

Ju bëftë mirë!

Pin It