Recetë/Waffle përgatitur në shtëpi

Përbërësit:

1 gotë qumësht

një filxhan sheqer

një filxhan  vaj

1 vezë

1 lugë çaji sodë buke

1/2 lugë gjelle vanilje

një lugë e vogël kanellë (sipas dëshirës)

miell

Për mbushjen:

çokollatë e shkrirë

fruta

shllak

Përgatitja:

Vezën dhe sheqerin i rrahim me mikser  për 5 minuta. Shtojmë vajin dhe qumështin dhe vazhdojmë ti rrahim edhe për 2 minuta. Në fund hedhim vaniljen dhe sodën e bukës. Shtojmë miellin dhe pasi ti kemi përzier do të përftojmë një masë të ngjashme me masën e krepave. Makinën e tostit e gradojmë ne maksimum dhe e lyejmë me pak vaj. Me një garuzhde marrim nga masa e përgatitur dhe e derdhim në makinën e tostit. E mbyllim makinën dhe nuk e hapim për një minutë. Më pas, e kthejmë ne anën e kundërt të vijave të makinës së tostit, në mënyrë që të kemi formën e dëshiruar të waffle-s.  Në fund e mbushim sipas dëshirës.

Ju bëftë mirë!

Pin It