Recetë /Gjellë me kërpudha dhe lëng mishi

Përbërësit:

7 kërpudha te freskëta

1 lugë vaj ulliri

2 lugë gjalpë

2 lugë miell

Një kub koncentratë viçi

1 filxhan qumësht

kripë

erëza

piper për shije

Përgatitja:

Shpëlajini kërpudhat, pastaj thajini me letër kuzhine dhe i prisni ne feta. Vendosni një tigan të madh në zjarr dhe në të shtoni vaj ulliri. Pastaj vendosni kërpudhat derisa ato të marin një ngjyrë të artë dhe të jenë të buta. Pas kësaj hiqini kërpudhat nga zjarri. Shtoni 2 lugë gjalpë në një tigan tjetër së bashku me 2 lugë miell. Përzieni derisa mielli të marrë ngjyrë kafe të lehtë  për (1-2 min). Pastaj shtoni qumështin, dhe përziejeni deri sa te përftoni një masë kremoze. Pas kësaj shtoni kërpudhat e skuqura, bashkë me kripen, erëzat, piperin dhe i përzieni ato ngadalë. Pas  pak minutash, gjella do të jetë gati.

Ju bëftë mirë!

Pin It