Studimi: Rreziku që i kanoset organizmit, 24 orë pas konsumimit të ushqimit të shpejtë

Ushqimi i shpejtë është ndër ushqimet më të preferuara dhe më të konsumuara në mbarë botën.  Secili prej nesh është i vetëdijshëm për dëmet që fast food-i  ka në organizmin tonë, e megjithatë vazhdojmë ta konsumojmë atë. Kjo vjen si pasojë e varësisë që krijon ky lloj ushqimi.

Të  dhënat e publikuara nga një studim i ri, ngrenë shqetësime të reja . Sipas studimit, ushqimet e shpejta na ekspozojnë ndaj pthalate-eve, disa kimikate që gjenden gjerësisht në

industrinë e plastikës.

Në studimin ku janë vëzhguar 8.877 persona, rezultoi se brenda 24 orëve, personat që kishin konsumuar ushqime të shpejta kishin një nivel 40% më të lartë të pthalateeve se ata që nuk i kishin konsumuar këto ushqime.

Këto kimikate, jo vetëm konsiderohen kancerogjene, por kanë efekte negative afatgjata në organizëm duke shkaktuar infertilitet. Kjo është arsyeja përse këto kimikate janë ndaluar nga lodrat e fëmijëve në vitin 2008.

Pin It