UT, Hapet shkolla për “Informim dhe Privatësi”

2022127

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi dhe Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni,nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit mes dy institucioneve.

Një nga pikat më të rëndësishme të kësaj marrëveshje është themelimi i Shkollës Dimërore “Informim dhe Privatësi”.Funksionimi i saj ka për qëllim,që njohuritë dhe problematikat në fushat e privatësisë dhe të drejtës për informim, t’i trajtojë në mënyrë më të thelluar. Shkolla synon përgatitjen dhe njohjen e vazhdueshme, sidomos, tëstudentëve me risitënë këto dy drejtime.Si pjesë e aktiviteteve për kremtimin e Ditës Evropiane të Mbrojtjes së të Dhënave Personale, në muajin janar të vitit të ardhshëm do të zhvillohetpër herë të parëedhe programi i kësaj shkolle.

“Zbatimi i standardeve më të larta për mbrojtjen e privatësisë, kombinuar me praktikat më bashkëkohore të të drejtës për informim, janë elementë të rëndësishëm të konsolidimit të demokracisë sonë. Rritja e transparencës është pjesë e pandarë e reformave që janë ndërmarrë dhe që synojnë modernizimin e institucioneve publike shqiptare. Nëpërmjet këtij bashkëpunimi ne kontribuojmë në edukimin shoqëror për respektimin e këtyre të drejtave” – tha z. Dervishi në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes. Komisioneri, njëkohësisht, vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm mes Autoritetit dhe Universitetit të Tiranës.

Koni, nga ana e tij, shprehu gatishmërinë e institucionit që drejton për të garantuar zbatimin e plotë të kësaj marrëveshje, duke nisur që me Shkollën Dimërore “ Informim dhe Privatësi”. Rektori, gjithashtu, theksoi se kjo marrëveshje ndihmon në mirëfunksionimin e Universitetit të Tiranës, për të qënë sa më transparentë në punën tonë mësimore dhe kërkimore shkencore.

Marrëveshja, ndër të tjera, parashikon aplikimin dhe zbatimin në praktikë të projekteve të përbashkëta. Dokumenti angazhon palët në shfrytëzimin e të gjitha mundësive për rritjen e ndërgjegjësimittë qytetarëve në ushtrimin e të drejtave të tyre. Gjithashtu, kjo marrëveshje synon që përmes mekanizmave institucionalë të adresojë nevojën e përmirësimeve në legjislacion në të dyja fushat.

Pin It