Studim: Në orën 21:00 fëmijët duhet të jenë në gjumë

download

Fëmijët dhe gjumi, shpesh një sfidë pa fitimtarë. Në fakt sudimet vërtetojnë dhe njëherë se prindërit kanë të drejtë krahasuar me dëshirën e fëmijëve për ta zgjatur orarin e gjumit. Mjekët këshillojnë që fëmijët të flenë maksimumi në orën 9 të mbrëmjes dhe arsyeja ka shumë vlerë.

Rritja është pjesë e rëndësishme e jetës së fëmijës dhe rritja ndodh vetëm atëherë kur fëmija është në gjumë. Hormoni i rritjes humane (HGH) zakonisht aktivizohet gjatë fazës së katërt të gjumit, diku reth orës 00.00. Nëse fëmijët rrinë deri vonë dhe shkojnë në gjumë në mesnatë, atëherë koha për prodhimin e hormonit të rritjes është në zbritje.

Veç kësaj, studimet kanë treguar se fëmijët që flenë gjumë më shumë janë më produktivë, më të përqendruar, më të mirë në aftësinë e të menduarit dhe absorbimin e informacioneve.

Gjumi i dobët ose i pamjaftueshëm mund të çojë në ndryshime humori në sjellë të tilla si problemet konjitive në të mësuar dhe ADHD (Attention Deficit Hyperactivity Disorder). ADHD është një çrregullim mendor që shkakton luhatje drastike të nivelit të përqendrimit dhe hiperaktivitetit. Gjithashtu, fëmijët të cilët bëjnë gjumë të mirë dhe të plotë, rrezikojnë të preken më pak nga sëmundja e e Alzheimer-it gjatë rritjes.
Të vësh fëmijët në gjumë mund të jetë një sipërmarrje e vështirë për shumë prindër. Nëse edhe ju hasni vështirësi në këtë drejtim, kemi disa këshilla që mund t’jua thjeshtonjnë punën.
• Krijoni një atomseferë qetësuese : Fikni dritat e forta dhe krijoni një ambient sa më të qetë dhe relaksues për fëmijët tuaj.
• Ulni volumin e televizorit : Në dhomë nuk duhet të arrijnë zhurma të besdisshme që mund të shqetësojnë ose zgjojnë kureshtjen e vogëlushëve. Prandja këshillohet të fikni ose ulni volumin e televizorit. Kujdes edhe me temperaturën e dhomës.
• Ndihmojeni të mos ndihet vetëm: Lejoni të marrë në shtrat një ‘’shok’’, një kukull ose një lodër të butë prej pellushi.
• Përrallat e mamasë ose të gjyshes janë gjithmonë një mënyrë shumë e mirë për të vënë në gjumë të vegjëlit.

Pin It