Corriere de la Sera: Nga Verona në Tiranë, modeli i suksesshëm i diferencimit të mbetjeve

1-5

Amia dhe së bashku me drejtuesin Andrea Miglioranzi ka firmosur një marrëveshje për të menaxhuar higjenën urbane dhe mbledhjen e mbetjeve në kryeqytetin shqiptar. “Një partnership të cilin Ministria e Mjedisit dhe Mise e kanë përkufizuar si një risi në panoramën botërore. Jo rastësisht, -sqaron Miglioranzi- na kanë kontaktuar po ashtu nga Shtetet e Bashkuara, Japonia, Indonezia, Panama, për të shpjeguar dhe përsëritur modelin tonë”.

Verona, në fakt ka qenë i pari  ndër qytetet e përmasave të mesme në Itali, që ka çuar në 50% mbledhjen e diferencuar të mbetjeve dhe qyteti ku shërbimi shihet si më efiçenti, sistem që Amia, së bashku me shoqërinë e re  Agsm Holding Albania Sh.A, e përbërë 75% nga AGSM dhe 25% nga Amia, ka filluar të eksportojë në Shqipëri, falë marrëveshjes së firmosur me Bashkinë Tiranë dhe firmën Eco-Tirana.

“Në 12 dhjetor do të nisim mbledhjen e mbetjeve urbane brenda qendrës së qytetit- thotë Luca-për mua është një mundësi e madhe. Një mundësi që nuk do ta kisha imagjinuar  kurrë. I riu, diplomuar në Inxhinieri Telekomunikacioni, pranë Universitetit Politeknik të Milanos nisi të punojë në bashki, duke u angazhuar me një projekt të video-kontrollit mjedisor. “Nga aty, besimi dhe përgjegjësia u rritën, deri sa u arrit në projektin shqiptar, në të cilin Amia po investohet shumë” – sqaron ai.

Ekipi drejtues shqiptar  përbëhet nga administratorë shumë të përgatitur, të gatshëm të investojnë dhe për t’u përmirësuar. Vërtet, edhe pak duhet që Shqipëria të mund të bëjë atë hovin e vet cilësor”.Vështirësitë në fakt, kanë të bëjnë kryesisht me njerëzit: “Është shumë e vështirë të ndërgjegjësosh popullsinë, lidhur me faktin se sa i rëndësishëm është menaxhimi i ekulibruar i mbetjeve dhe për këtë arsye kemi ndërmarrë iniciativa që kanë si qëllim përhapjen e një kulture më ekologjike”.

E ndërkohë, nuk anashkalohet vëmendja nga vendet e tjera. Së shpejti, në fakt do të nisë një projekt i ri, i menaxhuar nga Amia, në Zintan, qytet në veriperëndim të Libisë, rreth 160 km nga Tripoli, një program bashkëpunimi mes Italisë dhe Libisë, me qëllim sigurimin e infrastrukturës primare në vend dhe një ndër marrëveshjet e para të firmosura është ai me Amia-n.

 

Pin It