Valls Rusisë:” Ndaleni luftën diuhet të gjejmë shtegun e paqes”

Manuel-Valls1

Kryeministri francez, Manuel Valls i bëri thirrje Rusisë që të ndalojë sulmet ajrore ndaj civilëve në Siri si një hap thelbësor për të arritur paqen.

Por homologu i tij rus, Dmitry Medvedev thotë se pavarësisht se të gjithë akuzojnë Rusinë për bombardime të civilëve, askush nuk paraqet dot asnjë provë për këtë.

“Rusia nuk po pëpiqet të arrijë ndonjë objektiv sekret në Siri. Ajo që po përpiqemi të bëjmë ne është mbrojtja e interesave tona kombëtare”, deklaroi Medvedev.

Në fund të janarit, Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut publikoi një raport ku thuhet se të paktën 1 mijë civilë kanë gjetur vdekjen nga bombardimet ajrore ruse.

Rusia, një aleate e presidentit Bashar al Assad, ka mohuar vazhdimisht se po shënjestron civilët në sulmet ajrore dhe këmbëngul se objektiv ka terroristët.

Deklaratat e Valls dhe Medvedev u bënë gjatë një konference për sigurinë të mbajtur në Mynih, pak ditë pas ujdisë së fuqive të mëdha për armëpushim në Siri, që duhet të hynte në fuqi brenda një jave.

Ndërkohë, grupet rebele siriane deklaruan për BBC se nuk kanë ndërmend të ulin armët dhe se nuk i besojnë zotimit rus se do t’i japë fund fushatës së bombardimeve ajrore në mbështetje të Bashar al-Assad.

Rebelët përsëritën kërkesën për largimin e presidentit sirian, ndërkohë që ky i fundit deklaroi të premten se ka ndërmend të rimarrë kontrollin e gjithë Sirisë, pavarësisht se sa kohë do të kërkojë.

Pin It