Në Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë, Avokati i Popullit tha se shpallja e minimumit jetik është mënyra për t’iu kthyer dinjitetin të varfërve.
Igli Totozani tha se ekspertë të ekonomisë po punojnë për llogaritjen e minimumit jetik që do të garantojë standarde dinjitoze jetese për më të varfërit.
Të dhënat tregojnë se 14.3% e familjeve në Shqipëri jetojnë në varfëri absolute, që do të thotë që konsumi mujor i tyre është nën 4891 lekë. Ndërsa 2.2% e popullsisë jeton në varfëri ekstreme pa përmbushur nevojat bazë ushqimore.
Pavarësisht numrit të madh të kërkesave, aktualisht vetëm 7.3% e familjeve shqiptare trajtohen me ndihmë ekonomike.