Veliaj: nga muaj i ardhshëm banorët e njësisë nr 5 do paisen me karta rezidenciale

Veliaj te blloku i pallateve Shushica (4)

Njësia administrative numër 5 do të jetë njësia e parë ku do të pilotohet parkimi në komunitet. Në këtë zonë janë krijuar 162 vende parkimi dhe shumë shpejtë banorët e zonës do të paisen me kartat rezidentale. Kjo gjë u lajmërua nga kryetari i bashkisë Eron veliaj i cili ishte sot në këtë zonë për të inaguruar përfundimin e punimeve në bllokun e pallateve te “Shushica” në Njësinë 5. Veliaj tha se duke filluar nga muaj i ardhshëm do të nis zbatimi i këtij projekti

“Për herë të parë, këtu do të pilotojmë edhe parkimin në komunitet me 162 vende parkimi. Duke nisur nga muaji tjetër, qytetarët do të mund të marrin kartën e rezidentit, duhet të provojnë që kanë një makinë dhe apartament në këtë zonë të rikonstruktuar, çka do u mundësojë të kenë vendin e tyre të sigurt të parkimit”-tha Veliaj

Gjithashtu veliaj tha se për herë të parë do të fusim konceptin e fondeve komunitare, çka do të thotë se, nësë komuniteti kërkon të lyej apo të suvatojë pallatin, bashkia do tu mundësojë forcën puntore skelerinë dhe logjistikën në mënyrë që të ketë njëtrajtshmëri.  Së bashku me Veliajn ishte edhe deputeti i partisë socialiste Pandeli Majko. Gjatë fjalës së tij Veliakj tha se njësia nr 5 është një ndër zonat më korrekte të pagimit të taksave dhe u premtoi se të gjitha do të konvertohen në investime për zonën.

Veliaj te blloku i pallateve Shushica (2)

Pin It