Vëmendja është vitalitet…qëndro i etur! Thënie nga Susan Sontag

“Ideja ime për shkrimtarin: dikush i interesuar në çdo gjë”.

“Për të pasur qasje në letërsi, botën e letërsisë, duhej të arratisesha nga burgu i vanitetit kombëtar, i provincializmit të detyrueshëm, i shkollimit bosh, i fateve jo perfekte dhe fatit të keq. Letërsia ishte pasaporta për të hyrë në një jetë më të gjerë; ajo është zona e lirisë. Letërsia ishte liri. Veçanërisht në një kohë në të cilën vlerat e leximit dhe të së brendshmes janë të sfiduara kaq fuqishëm,letërsia është liri.”

“Gjithë gjykimi estetik është vërtet një zhvillim kulturor”

“Arti i madh përmban në qendër të tij zhytjen në mendime, një soditje dinamike” “Dua të jem në gjendje të jem vetëm, ta gjej këtë ushqyese – jo thjesht pritje” “Bëj gjëra. Ji ‘kapëse’, kurioze. Mos prit për dallgë frymëzimi apo që shoqëria të të puthë në ballë. Trego vëmendje. Gjithçka ka të bëjë me vëmendjen. Vëmendja është vitalitet. Të lidh me të tjerët. Të bën më të etur. Qëndro i etur.”

“Një roman që ia vlen të lexohet është një edukim i zemrës. Zgjeron sensin tënd të mundësisë njerëzore, të asaj çfarë natyra njerëzore është, të asaj çfarë ndodh në botë. Është krijues i së brendshmes.”

 

Susan Sontag

Pin It