“Vepra me të cilën ti ke fituar Xhennetin!…”

Enes bin Malik (r.a) tregon: -Ishim ulur pranë të Dërguarit të Allahut (s.a.s), i cili tha: “Tani do të vijë një njeri prej xhenetlinjve dhe kjo gjë u përsërit tre herë rresht, dhe kur i Dërguari i Allahut u ngrit dhe iku, Abdullah ibn Amër (r.a), i shkon nga pas dhe i lutet nëse është e mundur të qëndrojë tre ditë tek ai, sepse ishte zemëruar me të atin. Burri pranoi dhe kështu Abdullah ibn Amri (r.a) qëndroi tre ditë rresht, por nuk pa ndonjë gjë të veçantë që ky vetë nuk e bënte, ama vuri re se ai fliste gjithmonë fjalë të mira. Pas tre ditësh, Abdullahu (r.a) i thotë se nuk ishte zemëruar me babanë e tij, por kishte dëgjuar të Dërguarin e Allahut (s.a.s), të thoshte tre herë rresht se ai ishte prej xhenetlinjëve dhe donte që të përfitonte prej tij, por nuk kishte parë ndonjë gjë të madhe tek ai. Burri i thotë: Unë punoj vetëm atë që pe dhe kur Abdullahu (r.a) po largohej, ai e thërret dhe i thotë: Unë nuk kam zili në zemrën time askënd rreth mirësive që i ka dhënë Allahu i Lartësuar. Atëherë Abdullahu (r.a) i tha: Kjo pra është ajo me të cilën ti ke fituar Xhennetin!” [Muslimi, Nesaiu dhe Imam Ahmed ibn Hanbeli]

Pin It