VISARE SHQIPTARE: SHQIPËRIA, MINIERË E BIMËVE MEDICINALE

merja

Tema në “Visare Shqiptare” këtë javë ishte mbi bimët medicinale në Shqipëri. Cilat janë vlerat e tyre, çfarë bimësh rriten në Shqipëri këto e shumë çështje të tjera u diskutuan në studion e Spektrum me doktorin e bimëve z.Ylli Merja.

Doktori e nisi bisedën duke thenë se çdo sëmundjeje në tokë i përgjigjet një bimë në natyrë. Shqipëria ka rreth 3500 bimë medicinale, njihet si vendi me florën më të pasur në Europë.

Doktori tha se shpeshherë i shkelim, na duken disa barishte të rëndomta por duke i studiuar këto bimë filluam të tregonim më shumë kujdes e ti përdornim për shërim.

Në studio z.Merja na përmendi disa bimë për të cilat në pamje të parë themi nuk hyn në punë për gjë. Përmendi angjinaren e egër, lulen e basanit, livandon, sherebelen, mollën e egër, pjeprin e egër, boronica etj. Të gjitha këto bimë kanë disa përdorime në organizëm dhe japin rezultate në varësi të sëmundjes apo problemit shëndetësor.

Z. Ylli në fund të emisionit tha se në këtë minierë bimësh gjen zgjidhje për çdo gjë, vetëm se njerëzit nuk duhet të lodhen së kërkuari këtë bimë duke e mbajtur atë në raftin e gjërave më të shtrenjta. Pasurinë e kemi në tokat tona, vetëm duhet të shtojmë diturinë për këto produkte që janë të pazëvendësueshme.

Për më shumë mund ta dëgjoni intervistën e plotë në:

https://soundcloud.com/spektrum-group/visaret-shqiptare-shqiperia-miniere-e-bimeve-medicinale

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Pin It