VISARET SHQIPTARE – TURIZMI I AVENTURES, RAFTING

https://soundcloud.com/spektrum-group/visaret-shqiptare-turizmi-i-aventures-rafting

b7a8c762a4eb32741e60100bfe277a38

Visare Shqiptare e filloi këtë sezon të ri me një temë kushtuar turizmit, por jo atij tradicional që praktikohet nga të gjithë, por turizmit të aventurës ose ndryshe rafting.

Për të folur mbi këtë sport të natyrës në studio ishte e ftuar Blerina Ago, sekretare e Federatës Shqiptare të Rafting.

Blerina e filloi bisedën duke thenë se pushuesit po largohen nga pushimet e resorteve të mëdha, por duan të njohin më në brendësi një shtet, popull, kulturë dhe pikërisht turizmi i aventurës e mundëson këtë duke u bërë në të njëjtën kohë edhe zinxhiri që lidh të gjitha pjesët e turizmit.

Gjatë shpjegimit të këtij sporti, Blerina  tha se rafting të mundëson të kuptosh kapacitetet sportive. Përveç kësaj ky aktivitet të shkarkon nga energjitë negative, të pasuron me ide, krijon miqësi të reja si dhe të nxit frymën e bashkëpunimit.

Një nga të veçantat e rafting është adrenalina pozitive që të jep. Blerina për këtë tha se ku ka më mirë sesa adrenalina që të fal natyra, e ndjen atë kur përballesh me rrëmbesat e ujit, kur shikon kanionet e bukura, hapësirat e gjelbëruara.

14206164_1115476865172810_6452499617477888047_oGjatë bisedës Blerina tha se fillimi i ushtrimit të rafting nuk ka qënë i lehtë. Sfida me e madhe ka qënë ndryshimi i mentalitetit pasi njerëzit ishin të pamësuar me këtë sport. Për ta bërë këtë sport turisti duhet të jetë i edukuar, të jetë i ndërgjeshëm për mbrojtjen e mjedisit si dhe të jetë një turist elastik që do të thotë luksin mos ta shikojë tek infrastruktura apo detaje të tjera por tek eksperienca që merr gjatë sportit.

Gjithashtu ky turizëm ka të mirë se 80 % të shpenzimeve turisti i lë në vendin pritës, pra është një turizëm i qëndrueshëm.

Më tej Blerina shpjegoi sesi ishte një ditë duke bërë rafting. Eshtë e rëndësishme që të zbatosh me përpikmëri komandat e instruktorit dhe nuk duhet harruar që punohet në grup dhe komunikimi duhet të jetë sa më i mirë. Heqja e kostumit apo vendosja e lopatës në shkëmb do të sillte përmbysjen e gomones duke prishur kështu edhe rendin e sportit.

Blerina theksoi edhe terrenet, lumenjtë ku ushtrohet rafting. Osumi dhe Vjosa janë dy nga lumenjtë ku më së shumti bëhet rafting. Ajo tha se të dy lumenjtë të falin ndjesi të paharrueshme. Kanionet e Osumit 26 km të gjata, 150 m të larta me 8 ujëvara që të mahnisin, me natyrë të kulluar të mrekullojnë. Po ashtu edhe Vjosa, një luginë e kristaltë e cila të jep shumë adrenalinë për shkak të rrëmbesave të fal një kundërshti mes vargmaleve të thepisura dhe njerëzve të butë e të dashur të Përmetit.

Gjithashtu z.Ago në studio solli edhe eksperiencën e saj gjatë këtyre 15 viteve të ushtrimit të rafting. Prejardhja e saj nga Berati e ka lidhur atë edhe më shumë me lumin. Ajo tha se herën e parë në rafting ishte e frikësuar derisa filloi të merrej me rrëmbesat e ujit. Dikush nga skuadra i kishte thënë ‘’ Hajde se ke për të parë një vend që as në ëndërr nuk e ke parë kaq të bukur’’.

Sipas Blerinës ky sport të bën edhe më të ndjeshëm ndaj mjedisit duke mos e cenuar atë, për të lumi është jetë dhe uron që kjo të kuptohet dhe mbrohet nga njerëzit.

Në fund z.Ago tha se rafting është një eksperiencë e mirë jo vetëm personale por edhe një paketë e plotë promovimi për vendin tonë. Në lidhje me ketë ajo tha se kanë filluar një projekt Albania Adventure Resort ku duan të zhvillojnë edhe 14 sporte të tjera të natyrës, promovimin e kulturës lokale, gatimet tradicionale dhe çdo produkti tjetër që do nxirrte në pah vlerat e vendit.

 

 

 

 

Pin It