“Vjeshta është një pranverë e dytë, ku çdo gjethe është një lule”, 11 motive për të dashur !

 

  1. Ngjyrat e vjeshtës

Vjeshta është stina ku natyra bie ne gjumë dhe na dhuron ngjyra te bukura, te ngrohta. Mjafton te bëjmë një shëtitje ne një park për te vlerësuar natyrën që në këtë stine bëhët e mrekullueshme.

  1. Stina e kungujve

Jemi zyrtarisht ne stinën e kungujve një nder perimet me te ëmbla të cilët mund te përgatiten në shume receta te shijshme falë shijes karakteristike.

  1. Stina e gështenjave

Me siguri kur keni qënë të vegjël keni pjekur gështenja, një rast shume i mire për të përsëritur këtë eksperience. Gështenjat përveç se te shijshme kur piqen, ato mund të përdoren dhe për shumë receta të ndryshme.

 

  1. Peizazhe për të fotografuar

Kush ka pasion fotogranë në përgjithësi e çmon shumë natyrën, pranverën sepse është stina e luleve dhe vjeshtën sepse dhuron skenar te mrekullueshëm, një kombinim ideal midis dritës dhe ngjyrave duke na lejuar kështu te bëjmë foto të bukura.

  1. Kujtimet nga pushimet

Me siguri është stina e duhur për të riekuilibruar rutinën duke ndryshuar kështu edhe programet në fundjave, vjeshta është stina perfekte për mbrëmje me miqtë në shtëpi.

  1. Mbrëmjet me shi

Jashtë bie shi, divan dhe batanije brenda. Vjeshta krijon atmosferën ideale për t’u qetësuar duke lexuar një libër ose për të pare një film.

Me pak fjalë është një pretekst shumë i mirë për të kaluar një mbrëmje të qetë në shtëpi.

  1. Shëtitje jashtë

Vjeshta është stina perfekte për të bërë piknik nuk është shume ftohtë dhe as shume nxehtë, me pak fjale ideale për të bërë shëtitje në ajër të pastër në fshat, në pyll, park etj.

  1. Vjeshta stina e krijimtarisë

Në vjeshtë koha jo gjithmonë është e bukur, ka dite me shi dhe ju jeni te detyruar të qëndroni ne shtëpi. Jo rastësisht kjo stinë është perfekte për të krijuar çdo gjë qe ju vjen në mendje.

  1. Blerje vjeshterore

Ndryshimi i stinëve është një mundësi shume e mirë për t’i lejuar vetes ndonjë blerje te re.

  1. Bukuria e oxhakut

Është një imazh perfekt dhe i dashur ai i një familjeje te mbledhur rreth oxhakut, një atmosfere mikpritëse dhe moment shumë i bukur. Te jeni te gjithë se bashku për te treguar ditën apo për te biseduar… a ka gjë me familjare se kjo?

  1. Aroma e gatimit

Vjeshta është fillimi i vërtet i vitit. Pas një vere të zhurmshme mbase, në këtë stinë fillojmë te vëmë ne pune zakonet e mira dhe të shëndetshme si për shembull duke eksperimentuar në kuzhinë duke përgatitur biskota dhe shume gjera të tjera të shijshme.

 

Pin It