Vlera e larjes dhe parfumosjes në ditën e Premte

Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
“Larja në ditën e xhumasë është vaxhib (obligim) për çdo musliman, si dhe misvaku dhe përdorimi i parfumit aq sa ka mundësi.”
(Transmeton Muslimi dhe të tjerët)

Po ashtu ka thënë:
“Kjo ditë është festë, të cilën e caktoi Allahu për muslimanët. Ai që vjen në xhuma le të lahet, nëse ka parfum le ta përdorë atë dhe praktikone misvakun.”
(Transmeton Ibën Maxhe, ndërsa Albani e bëri hasen (i mirë))

Po ashtu ka thënë:
“Nëse njeriu lahet në ditën e xhumasë, pastaj parfumoset me erëra të mira që i ka, vesh rrobat e bukura dhe niset për në namaz. Nuk ka përçarë askënd dhe dëgjon imamin, i falen mëkatet e bëra që nga xhumaja e kaluar duke shtuar edhe tre ditë më tepër.”
(Transmeton Ibën Huzejme, ndërsa Albani e bëri hasen (i mirë))

Pin It