Vlerat ushqyese të lëkurës së qepës

Qepa është një prej zarzavateve bazë të pothuajse çdo gatimi në kuzhinën tradicionale shqiptare. Kjo jo pa shkak, shija karakteristike që qepa i jep gjellës e bën atë të domosdoshme e të pazëvendësueshme. Përveç shijes, qepa përmban edhe shume vlera ushqyese. Më interesantja është se jo vetëm qepa, por edhe lëkura e saj që jemi mësuar ta hedhim, përmban veti kurative dhe ushqyese. Shtresa e jashtme e lëkurës së qepës përmban sasi të mëdha antioksidantësh që promovojnë mirëqenien e përgjithshme të organizmit dhe e mbrojnë atë nga sëmundjet. Lëkura e qepës fuqizon aftësitë vetë-shëruese të trupit madje mund të mbrojë edhe nga disa forma të sëmundjeve tumorale. Ajo përmban fibra të tretshme dhe flavonoidë që ndihmojnë lëkurën të jetë elastike. Shtresa  e jashtme e qepës është e pasur me flavonoidë dhe kuercetinë, dy flavonoidë të rëndësishëm dhe antioksidantë që luftojnë inflamacionin. Kuercetina lufton radikalet e lira në gjak dhe inflamacionin. Ajo ul stresin oksidues që shkakton sëmundje si ateroskleroza, sëmundje të zemrës, infeksione të prostatës, ulçerë në stomak, diabet dhe problemet me syrin. Lëkura e qepës funksionon edhe kundër alergjive, azmës dhe simptomave të tyre. Çaji i lëkurave të qepës ndihmon gjithashtu në pastrimin e zorrës së trashë. Shkencëtarët po studiojnë rolin e kuercetinës në uljen e kolesterolit në gjak dhe tensionit të gjakut por edhe inflamacionin. Për më tepër, ata besojnë se lëkura e qepës përmirëson rritjen e muskujve, parandalon disa lloje të sëmundjeve të rënda dhe trajton depresionin. Lëkura ngjyrë kafe dhe shtresat e jashtme të qepës përmbajnë vitaminat A, C dhe E që mbrojnë qelizat e kuqe nga radikalet e lira.

Fuqia e lëkurës së qepës

Kuercetina te lëkura e qepës ul tensionin e gjakut dhe parandalon bllokimin e arterieve. Ngrënia e qepës ul rrezikun e:

  • Sëmundjeve të zemrës
  • Tumoreve të zorrës së trashë
  • Obezitetit
  • Diabetit të llojit 2
  • Problemeve gastrointestinale

Lëkura e qepës lufton qelizat kancerogjene, mykun, bakteret dhe shërben si antioksidant.

Lëkura e qepës është detoksifikuese dhe mund të konsumohet si çaj.

Si të përgatisni çajin me lëkurën e qepës

Receta:

  • Qëroni qepën dhe lëkurat vendosini në një kavanoz
  • Mbusheni me ujë dhe lëreni kavanozin në frigorifer për 12 orë.
  • Lëkurat do të lëshojnë ushqyesit në ujë.
  • Kullojeni lëngun dhe shtoni mjaltë.
  • Pijeni përpara fjetjes.

    Burimi: Agroweb

Pin It