Vlerësimi për kriminalitetin, Shqipëria mes vendeve më të ekspozuara

harta-crime

Sipas një klasifikimi të bazës së të dhënave Numbeo Shqipëria renditet midis vendeve më të ekspozuara ndaj krimit në Europë. Shqipëria ndodhet në vendin e 57-të nga 118 vende të marra në analizë.

Sipas renditjes vendi ynë ndodhet në një pozicion më negativ se shtetet fqinje dhe vendet e rajonit. Kështu ndërsa Indeksi i Krimit në vendin tonë është 45.97, në Serbi ky indeks është 39.95, në Maqedoni 38.50 dhe në Greqi 39.40. Ndërsa në Europë vendi ynë renditet i gjashti për nga kriminaliteti.

Vendi me nivelin më shqetësues të kriminalitet cilëesohet Venezuela me indek 84.92, ndërsa Koreja e Jugut vlerësohet me shifrën më pozitive 14.99.

 

Pin It