Yehliu, një nga gjeoparqet më të bukur në botë

Yehliu është një kep në qytetin bregdetar Wanli, në veri të Tajvanit i njohur për peisazhin e tij  të jashtëzakonshëm gjeologjik.

Shkëmbinjtë unik janë të përqendruar në zonën e gadishullit të gjatë 1700 metra, të njohur si gjeoparku Yehliu.

Shumica e këtyre shkëmbinjve i kanë edhe emrat e tyre, të cilët i kanë marrë sipas dukjes së tyre të pazakontë.

Disa nga shkëmbinjtë e famshëm njihen me emrat si “Këpuca nga përrallat”, “Kosherja e bletës” dhe “Qirinjtë e detit”. Shumë shkëmbinj përmbajnë edhe fosile, të cilat janë me origjinë burimore nga Tajvani.

Dielli, era, shiu, dallgët dhe tornadot e fortë e kanë shdërruar këtë vend në një nga gjeoparqet më të mahnitshme dhe të bukura në botë.

 

 

Pin It