Zbulim: Njihni piramidëm më e madhe në botë, nuk është ajo e Keopsit

1-1660

Piramida më e madhe në botë e cila ia kalon edhe asaj më të famshmes së Keopsit në Giza të Egjiptit ndodhet poshtë një mali në Cholula të Meksikës.

Sipas gjuhës së aztekëve të vjetër, piramida e Cholulas njihej me emrin “Tlahchiualtepetl” që do të thotë mal i krijuar nga njeriu, dhe ajo çka e bën më të madhen në botë është volumi i saj prej 4.5 milionë tonë blloqe guri në krahasim me atë të Keopsit që ka 2.6 milion.

 

Në krahasim me piramidat tradicionale, ajo është e përbërë nga katër blloqe gjigante ndërtesash të mbivendosura njëra mbi tjetrën, nga të cilat vetëm njëra i ka mbijetuar kohës dhe është nxjerrë në dritë nga arkeologët. Pjesa tjetër e saj ndodhet në zemër të një kodre të gjelbër, vend ky i cili ka shërbyer edhe si kryeqyteti i qytetërimit të lashtë të banorëve të Mixtecsës.

Ashtu si edhe pjesa më e madhe e piramidave të hershme meksikane, ajo përbëhet nga 365 shkallë, një për çdo ditë të vitit kalendarik dhe në krye të shkallëve ndodhej një tempull pagan, i cili në 1594-n u shndërrua në një kishë katolike.

Sipas gojëdhënave, ndërtimi i kësaj piramide është bërë i mundur në sajë të një gjiganti të njohur me emrin Xelhua, i cili donte që piramida të kishte gjashtë kate, një për secilin prej grupeve etnike që ka mbretëruar gjatë asaj periudhe. Sipas të dhënave të kërkimeve arkeologjike ndërtimi i saj daton në fillim të vitit 300 p.e.s.

 

Pin It