Nëse flet keq për Real Madridin shet më shumë

Gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes së radhës në kuadër të La Ligas kundër Villarreal, numri 1 i Real Madrid-it duket sikur ka shpërthyer para mediave duke i akuzuar këto të fundit me pretekstin se po e tjetërsojnë gjendjen aktuale të Realit këtë sezon në kampionat.

Kujtojmë se 33 herë fituesi i kampionatit dhe kampioni aktual në Spanjë, këtë sezon po kalon një krizë të thellë përsa i përket lojës dhe rrjedhimisht pikëve të marra në kampionat. I renditur i 4-ti pas Atletico Madridit dhe Valencias, Real Madrid ka arritur të grumbullojë vetëm 32 pikë me një ndeshje më pak, ndërkohë që kemi mbërritur në xhiron e 19 të La Ligas.

“ Është e vërtetë se nëse flet keq për Real Madridin shet më shumë por unë jam lodhur duke dëgjuar se Real Madridi është keq, është e lehtë ta thuash se gjithçka është keq, por nuk është ashtu” – tha ai gjatë diskutimit të temave të ndryshme për ndeshjen e radhës në Bernabeu.

Më tej tekniku Francez shtoi se duke qenë ende në garë për të gjithë titujt e mundshëm ata do të punojnë fort për pjesën e mbetur të ndeshjeve për të arritur formën e tyre optimale.

Pin It