Zona e mbrojtur e Rrajcës, mrekullia e turizmit alpin

“Pisha flamur”, kështu quhet për shkak se erërat e veriut e kanë deformuar kurorën e saj në një krah. Ajo ndodhet  në pyjet e Rrajcës afër Liqenit të Kuq.

Zona e mbrojtur e Rrajcës bën pjesë në parkun kombëtar malor-”Shebenik-Jabllanicë”.

Në këtë park ndodhet një masiv pyjor tepër i larmishëm me florë dhe faunë të pasur. Kjo është edhe arsyeja pse kjo zonë është kthyer në një atraksion për turizmin e natyrës, aventurës dhe sporteve malore. Në këtë zonë ndodhen dhe  8 liqene në shpatin lindor të malit të Shebenikut.

Janë liqene të vendosur në fundin e një kompleksi akullnajor.
Ata janë të ndarë njëri nga tjetri.

Thellësia e liqeneve shkon disa metra, ata kanë ujë të ftohtë dhe shumë të pastër.

Gjatë dimrit liqenet ngrijnë në sipërfaqe shtresë të fortë akulli, mbi të cilën bie dëbora deri kur fillon shkrirja e akullit në pranverë. Tre liqene që njihen me emrin liqenet e Rrajcës kanë sipërfaqen më të madhe. Ata ndodhen në shpatin lindor të Shebenikut, poshtë majës së Fursit.

Masivi pyjor i veçantë, liqenet e bukur akullnajor të këtyre lartësive, traditat dhe zakonet e banorëve të zonës, gastronomia tradicionale si dhe mundësia e ushtrimit të sporteve malore, e kanë bërë këtë krahinë mjaft tërheqëse për turizmin alpin.

Parku Kombëtar i Ekosistemit Shebenik – Jabllanicë shtrihet ne verilindje të vendit tonë, në kufijtë e administrimit pyjor të Librazhdit. Me vendim të Këshillit të Ministrave ai është shpallur Park Kombëtar me vlera të larta ekoturistike, në përshtatje me konventat ndërkombëtare për shtimin e sipërfaqeve të mbrojtura.Parku ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 33 927,66 ha, ku pjesën kryesore ezënë pyjet, pastaj kullotat, tokat bujqësoree ato jo prodhuese, shkëmbore, si dhe trojet.Ai shtrihet brenda këtyre kufijve:  • Në veri (Rrethi i Bulqizës): Pika e takimit të rrugës automobilistike Librazhd – Steblevë me rrugën Librazhd- Dorëz, ura e lumit Rapun, pranë fshatit Zagosht, shkalla e Lunikut, fshati Llange, Fushë Studen. Kufiri veriorndjek rrugën e fshatit Borovë, përroin eZallit të Klenjës, ndërpret rrugën automobilistike Steblevë – Klenjë dhe pika kufitare Shkëmbi i Shqipes….   • Në lindje Republika e Maqedonisë(Jablanicë), Shkëmbi i Shqipes, vijonpërgjatë kufirit shtetëror, Maja eRadacit (2 081 m), Qafa e Kruqit (2132 m), Shpella e Ariut (2 030 m), Qafae Kokelit (1883 m), Maja e Re ti Kurorës), Maja Varri i Marikës, Majae Kallkanit, Qafa Rinas (1 404 m).   • Në jug (Komunat Rrajce, Qukës,Hotolisht , Qendër): ndjek kurrizin dhe rrugën për këmbësorë, në drejtimin Qafa e Policës (maja Kyqi Mjet), kalonte Qafa e Gjashtë Lisave, ndjek rrugënpër këmbësorë, Maja e Skurës.

• Në perëndim (Komunat Lunik eSteblevë), zbret kurrizin, ndërpret lumin e Bushtricës, vijon në Maja e Trestenikut, Maja Varri i Plakës, ndjek rrugën këmbësore për në fshatin Bozgarë – Kokrevë, ndërpret përroin e Hotolishtit, ngjitet kurrizit, kalon përgjatë rrugës Dorëz – Librazhd, derite pika e takimit me rrugën automo-bilistike Librazhd – Steblevë

Janë të shumtë shtigjet për shëtitje në park të ndjekura me shenja përkatëse per eskursionin tuaj. Drejtohuni Drejtorise se Pyjeve Libazhd ose Kancelaris BAHITI per nje Harte ose Broshure. Parku Kombëtar “Shebenik – Jabllanice” është i pasur me specie te flores e faunes, megjithese disa jane shume te rralla (ne rrezik zhdukjeje)

  • Specie kryesore të florës jane: Ahu, Pisha e zeze, Bredhi, Dushqet, Bushi dhe me rralle takohen Meshtekna, Arrneni, Frasheri, Ajdesi, Panja, Ajshja, Shelgu, Lisi, Lajthia, Shkoza, Melleza, Vidhi, Vodheza e eger, Qershia e eger, Boronica, Gorrica, Dardha e egër, Trendafili i eger, Çaji i malit, Sanza, etj.
  • Speciet kryesoe të faunës jane: Ariu i murrmë, Ujku, Vjedulla, Dhelpra, Ketri, Nusja e lalës, Shqiponja, Skifteri. Më të rrallë janë: Zardafi, Derri i egër, Kaprolli, Dhia e egër, Rreqebulli, Gjeli i egër, Trofta e malit.
Pin It