Studim: Disa njerëz “kujtojnë” ngjarje që nuk kanë ndodhur asnjëherë

uid_14a1aa3fc7a-650-340

Studiuesit nga Universiteti i Uoruikut, kanë zbuluar se rreth një në dy persona janë shumë të prirur për “të kujtuar” ngjarje që nuk kanë ndodhur kurrë. Doktoresha Kimberli Ueid nga Departamenti i Psikologjisë, vërtetoi se nëse njerëzve u tregohet në lidhje me një ngjarje tërësisht fiktive nga “jeta e tyre”, ata fillojnë ta imagjinojmë atë, dhe rreth gjysma e tyre janë të gatshëm të pranojnë atë si realitet.

Ajo dhe kolegët e saj rekrutuan 400 pjesëmarrës, duke u kërkuar atyre të “kujtojnë” disa lloje të ndryshme kujtimesh të rreme – si për shembull një udhëtim në fëmijëri me një ballon me ajër të nxehtë, të punuarit e një rrengu një mësuesi të shkollës, apo shkaktimi i ndonjë incidenti në një dasëm familjare. Në një farë mase, më shumë se 50 përqind e tyre pohuan se e mbanin mend atë – 30 përqind e pjesëmarrësve u dukën se e “kujtonin” ngjarjen plotësisht, ndërsa 23 përqind shfaqën shenja se e pranonin në një fare mase ngjarjen e sugjeruar. Studimi vë në pikëpyetje disa raste të dëshmive të dëshmitarëve nëpër proçeset gjyqësoret apo dhe hetimeve nga mjekësia ligjore, por ndërkohë hedh dritë edhe mbi praktikat e terapisë. “Ne e dimë sa shumë faktorë ndikojnë në krijimin e besimeve dhe kujtime të rreme – si p.sh duke i kërkuar një personi të imagjinojë në mënyrë të përsëritur një ngjarje të rreme, apo të shohë fotot për të “shkundur” kujtesën e tij.

Por ne nuk e kuptojmë plotësisht se si bashkëveprojnë të gjithë këta faktorë. Studimet në shkallë të gjerë, ashtu si edhe mega-analizat tona na sjellin pak më afër”- shprehet Ueid. Sipas saj, zbulimi se një pjesë e madhe e njerëzve janë të prirur të zhvillojnë besime të rreme, është i rëndësishëm. “Ne e dimë nga studimet e tjera që besimet e shtrembëruara mund të ndikojnë mbi sjelljet, synimet dhe qëndrimet e njerëzve”. Kjo gjithashtu mund të jetë e rëndësishme për grupet e njerëzve, kujtimet e të cilëve janë ndoshta edhe më të prirur për këtë lloj efekti.

Pin It