Zyra për bashkëpunim mes të rinjve, vizioni për të ardhmen ne rajon

paris

Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (ZRBR) në Tiranë pritet të ngrihet së shpejti, pas ratifikimit në parlament të marrëveshjes së nënshkruar në Paris më 4 korrik 2016 nga kryeministrat e Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë.

Ngritja e kësaj strukture është pjesë e “Procesit të Berlinit” dhe synon të mbështesë aktivitetet që inkurajojnë pajtimin, diversitetin dhe vlerat demokratike në kuadër të integrimit në rajon.

Fokusi i zyrës janë të rinjtë e vendeve të ndryshme të rajonit dhe marrëdheniet mes tyre. ZRBR synon të mbështesë një rajon me diversitet, ku të rinjtë janë të ndërgjegjshëm për të kaluarën dhe luajnë një rol aktiv në ndërtimin e një të ardhmeje më të begatë për shoqëritë e tyre.

ZRBR do të ketë një buxhet vjetor prej 2 milionë eurosh në vit, të cilat do të financohen gjysma nga pesë vendet dhe gjysma nga donacionet.

Pin It