Zyrtare: Chelsea transferon Ross Barkleyn

Pasi kaloi me sukses vizitat mjekësore në klubin londinez, mesfushori i cili deri më tani luante për “Tre Luanët” u zyrtarizua si transferimi i parë i muajit Janar për shifrën e 17 mln eurove dhe ku do të mbajë numrin 8 mbi shpinë.

Pas spekulimeve të shumta për një kalim të mundshëm te Tottenham, fantazisti 24 vjeçar pas firmosjes së kontratës disa vjeçare me kampionët në fuqi të Premier Ligës shprehet se: “Jam shumë i lumtur dhe po pres me padurim të filloj aventurën e re. Është e pabesueshme për mua të luaj për ekipin më të mirë në Angli. Shpresoj të përmirësohem edhe më shumë dhe të ndihmoj skuadrën të shënojë sa më shumë për pjesën e mbetur të sezonit”.

Burimi: http://www.chelseafc.com/news/latest-news/2018/01/first-words–ross-barkley.html?extcmp=SOCIA_FB_ENG 

Pin It