Zyrtare, do të njihen diplomat për studentët kosovarë në Shqipëri

06_02_2015_3188151_Arsim_Bajrami_dhe_Lindita_Nikolla_2015

Prishtina zyrtare do të njohë së shpejti diplomat e studentëve kosovarë që kanë kryer arsimin e lartë në universitetet private në Shqipëri. Dakordësia u arrit në një takim që ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla mbajti në Tiranë me homologun e saj kosovar Arsim Bajrami.

“Ky është një premtim i mbajtur, posaçërisht nga ana e ministrit të Kosovës, për të bërë të mundur ndryshimet ligjore që mundësojnë njohjen e diplomave të studentëve që vijnë nga Kosova për të studiuar në universitetet shqiptare. Ne jemi bashkë, për të mundësuar në një kohë shumë të shpejtë procesin e njohjes së diplomave, duke ofruar jo vetëm siguri në verifikimin e çdo diplome që është lëshuar nga institucionet tona të arsimit të lartë, por duke qartësuar edhe situatën për ato 18­të institucione private që u mbyllën”, deklaroi Nikolla.

Nga ana e tjetër, ministri Bajrami tha se falë bashkëpunimit të mirë me ministren Nikolla është zhvilluar një proces konsultash, i cili po finalizohet për të filluar më pas procesi i njohjes së diplomave të studentëve kosovarë që janë diplomuar në institucionet private të arsimit të lartë në Shqipëri. “Ministria e Kosovës është në fund të procesit dhe që javën e ardhshme do të miratojmë udhëzimin administrativ për njohjen e diplomave për studentët kosovarë që mbarojnë në institucionet e arsimit të lartë privat në Shqipëri”, tha ministri Bajrami.

 

Pin It