Spektrum Jetësor – Panairi i Librit “Tirana 2016”

 

Nesër në orën 09:00 do të hapë siparin panairi i librit “Tirana 2016” për të 19-tin vit radhazi. Ky aktivitet organizohet nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë dhe është i vetmi aktivitet kulturor që zhvillohet jo vetëm brenda kufijve të Shqipërisë, por në të gjithë hapësirën shqiptare: Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe diasporë.

Kryetari i Shoqatës së Botuesvë Shqiptarë, z. Petrit Ymeri në një intervistë për radio Spektrum, sqaron se edhe këtë vit do të ketë shumë autorë vendas dhe të huaj por gjithsesi prurjet e reja do të jenë më të pakëta si pasojë e krizës ekonomike që ka prekur edhe shtëpitë botuese.

Panairi fillon nesër më 9 nëntor në orën 09:00 të mëngjesit dhe do të zgjasë 5 ditë të plota, deri të dielën në orën 21:00.

Sa i takon aktiviteteve, z. Ymeri tha se të mërkurën në orën 11:00 në sallen ovale në Pallatin e Kongreseve do të bëhet hapja zyrtare, për të vijuar më tej ditën e enjte ku do të mbahet një seminar për përkthimet nga gjuhët e vogla, si vijnë ato për lexuesin,(gjuha sllave, greke, polake, hollandishtja, turqishtja etj.) Ditën e premte do të prezantohet projekti i përkthimeve të botimeve që kemi me Republikën Popullore të Kinës, një projekt i prezantuar në muajin gusht nga pala kineze në Panairin e Librit në Pekin.  Në kuadër të këtij aktiviteti do të promovohet libri i parë i këtij projekti, “Historia e Kinës”.

Ditën e shtunë do të jepen çmimet e panairit, autori më i mirë i vitit, përkthyesi më i mirë i vitit dhe

libri më i mirë për fëmijë. Këtë vit nuk do të ketë çmime jubilare për arsye të buxhetit të kufizuar.

Kreu i Shoqatës së Botuesve sqaron se pavarësisht mungesave, interesi kryesor mbetet lexuesi, që të mundet të gjejë titujt për të cilët është i interesuar dhe pse jo edhe me çmim më të lirë, çdo shtëpi botuese ka politikat e saj në këtë drejtim.

Disa nga botimet e reja do të jenë: “Historia e SHBA-ve”, “Historia e Kandasë”, “Historia e Kinës”, “Vëllimi i 8 i Harry Potter” etj..

I pyetur për librat që do të sugjeronte për ne z. Ymeri liston: “Pianisti”, “Burri që kqyr” (Alberto Moravia), “Salla e ujqërve” (Hillary Manteli), “Historitë e Kromëellit”, “Dru qershie dhe ndjenja të vjetra” etjj.

Për më shumë klikoni linkun bashkëngjitur:

https://soundcloud.com/spektrum-group/paniri-i-librit-tirana-2016

Pin It