Reshjet në Tiranë, 1800 punonjës në terren

15034183_1112806802121625_1859564100_o

Bashkia e Tiranës ka publikuar listën e zonave më të prekura nga përmbytjet dhe iu ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin qarkullimin ne zonat periferike buzë lumenjve.

Rreth 1800 punonjës nga ndërmarrjet e rrugëve, pastrimit, kanalizimeve, ndriçimit, Policia Bashkiake, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe Zjarrfikëset, kanë ngritur grupe të posaçme pune në terren, në shërbim të qytetarëve.

Situata aktuale në kryeqytet paraqitet nën kontroll, por situata është problematike në zonat rurale, në Njësitë Administrative Zall Bastar dhe Zall Herr, ku janë dëmtuar disa ura, për shkak të prurjes së jashtëzakonshme të ujit nga përrenjtë dhe lumenjtë. Problematike është edhe Njësia Administrative 8 në zonën e Bregut të Lumit, i cili ka dalë nga shtrati.

Bashkia e Tiranës këshillon qytetarët që të shmangin qarkullimin në zonat e mëposhtme të qytetit:

Ura e Shkozës, Njësia 1

Zona e Selitës

Zona e rr. Misto Mame

Rr. Don Bosko

Zona e Bregut të Lumit

Pin It