OSBE mbështetje për reformën zgjedhore

3957

Jessie Pilgrim është eksperti i lartë i përzgjedhur nga OSBE për të ofruar përvojën e tij për përgatitjen e reformës zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme të qershorit 2017.

Ai do të ofrojë këshillim ligjor me shkrim pasi komisioni i posaçëm të hartojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Pilgrim ndodhet në Shqipëri për një vizitë tri-ditore si pjesë e ndihmës që Prezenca e OSBE-së i jep reformës zgjedhore në vend. Ai do të takohet me drejtuesit e komisionit të posaçcëm, përfaqësues të partive politike dhe zyrtarë të KQZ-së për t’u njohur me mendimet dhe propozimet e tyre lidhur me ndryshime të mundshme në legjislacionin zgjedhor.

 

Pin It