10 profesionet që mund të mos jenë më pas 5 vjetësh

AAEAAQAAAAAAAAJtAAAAJDdjY2I0MWI5LTgyYTEtNDgxYy05MTYzLTliNDBhYjRiNDhiMw

Sipas një kërkimi të sajtit “CareerCast.com” në pesë vitet e ardhshme, fermerët, gazetarët dhe rrobaqepësit mund të dalin në pension.Një nga arsyet është dixhitalizimi. Ja disa nga 10 profesionet që duket sikur do të zhduken brenda 5 vjetësh.

1.Postieri

Nuk ka më biçikletë apo motor elektrik për të bërë xhiro nëpër lagje në kërkim të një adrese të saktë apo të gabuar. Dronë, roboti apo informatika e thjeshtë, do të jenë në gjendje në të ardhmen e afërt t’iu dërgojnë letra dhe brenda pak orësh madje.

2.Lexuesi i faturave

Pse të paguhet një person që shkon shtëpi në shtëpi për të lexuar sa gaz ke konsumuar, kur në vend të tij mund të ekzistonte një makinë llogaritëse e lidhur me njësinë e brendshme të shtëpisë në gjendje për të lexuar atë që keni shpenzuar dhe t’ju dërgohet fatura me ‘e mail’.

3.Fermeri

Në vend të fermerëve punëtorë e të zellshëm, do të jenë ndoshta dronët që do të kujdesen për mbledhjen sezonale të prodhimeve të tokës.

4.Gazetari

Me hyrjen e ‘smartphone”-ve dhe rrjeteve sociale, figura tradicionale e gazetarit ka ndryshuar plotësisht. Lajmi, tashmë para syve të të gjithëve, mund të raportohet apo tregohet direkt nga kushdo në çdo cep të globit. Dhe nëse jashtë secili mund të bëjë lajm, në redaksitë e vjetra, gazetarët do të zëvendësohen nga kompjuterë me ritme të sofistikuara, në gjendje për të shkruar në pak kohë, lajme të vërteta me karakteristika thelbësore, të gatshme për t’u publikuar.

5.Druvari

Druvari duket si një nga profesionet që do t’i humb vlera. Për t’i zëvendësuar, brenda vitit 2022, mund të jenë makina sterile në gjendje për të prerë dhe planifikuar kilometra me pyje në pak minuta.

6.Argjendari

Nëse e bëni tani, keni ndonjë shpresë për të gjetur një argjendar që do t’iu këshillojë mbi blerjen e xhevahireve të artë apo për ndonjë rrethanë më të përshtatshme, përndryshe, në të ardhmen thjesht mund ta urdhëroni tek një distributor automatik përgjatë rrugës.

7.Stujardesat

Mungesa e grave apo dhe meshkujve që e bëjnë udhëtimin me avion edhe më të këndshëm, mund të zëvendësohet nga robotë që janë po kaq të besueshëm.

8.Punëtori

Automatizimi dhe nevoja për të optimizuar kohën e prodhimit, mund të jetë baza e daljes në pension para kohe e punonjësit.

9.Siguruesi

Kryerja e siguracionit të jetës do të jetë më shumë një praktikë burokratike për laborator shkencash se sa do t’ia vlente të bëhej në një studio analistësh.

10.Rrobaqepësi

Në vend të stilimit dhe modelingut do të përdoret një robot i vogël që mund të bëjë rregullimet e duhura, për t’iu bërë që të keni një figurë të bukur në festën e diplomës apo në 18-vjetorin e lindjes.

 

 

 

 

 

 

Pin It