11 vite pa Frederik Rreshpjen, poetin që pati kohën kundër

FrederikRreshpjaVOALI-2

“Frederik Rreshpja, lindi per te qene nje perjashtim. Substanca e jetes se tij, nuk percaktohej nga frymemarrja, as nga veprimet e marrezishme, as nga normaliteti i zakonshem. Ai ishte njeriu me nje aparat ndjesish te pazakonte, ai dinte te krijonte nje poezi te pazakonte. Nga kjo pikepamje, ai eshte shume here me i rendesishem dhe shume here me i pazevendesueshem se te gjithe vdeketaret e zakonshem normale”. Moikom Zeqo

Sot bëhen 11 vite nga ndarja nga jeta e  poetit, eseistit, publicistit e botuesit Frederik Rreshpja. Penda e tij është ndër më përfaqësueset të vargut shqip.

Lindi në Shkoder  më 79 korrik 1940 në një familje me origjinë nga Dukagjini. Në vitin 1991, ishte kryeredaktor i gazetës “ORA” si edhe kandidat për deputet. Nga fillimviti i 1992-shit shpërngulet nga Shkodra në Tiranë, ku ai ishte themelues e pronar i shtypshkronjës dhe shtëpisë botuese “Europa” dhe drejtor i revistës kulturore-letrare me po të njëjtin emër. Pas vitit 2000 përjetoi një varfëri të skajshme e më pas pësoi një hemoragji cerebrale më 2001. Vdes më 17 shkurt të 2006 në Shkodër dhe varroset të nesërmen në varrezat e Rrëmajit.

Mësohet se poezia e parë e shkruar prej tij i qe kushtuar së mës, Files – siç e quante. Nga Adriatik Kallulli i botohet përmbledhja poetike “Rapsodi shqiptare” më 1967 dhe vitin tjetër “Tri përralla për fëmijë” dhe “Trimi i fshatit Bardhë”, “Eranda” më 1969. Romanin “Zëri i largët i kasolles” më 1972 dhe dramën “Ëndrra e tokës” dhe “Trofta hutaqe” më 1973, për t’iu rikthyer sërishmi poezisë me përmbledhjen “Në këtë qytet” po atë vit. Vargu i tij u kaplua me t’u parë nga antologjitë e kohës, për t’u lënë më pas në humbëtirën e persekutimit të autorit. Më 25 nëntor 1992, Rreshpja jep një intervistë për gazetën “”Zëri i Rinisë”” dhe pyetjes se çfarë e gëzon dhe trishton më shumë në jetë, i përgjigjet: “Nuk e di nëse më ka mbetur ndonjë gjë në këtë botë, që të më gëzojë. (…) Kur trishtohem, shkruaj. Prandaj shkruaj shum녔.

Me rënjen e regjimit me hapjen e shtypshkronjës dhe shtëpisë botuese përfshihet me botimet dhe redaktimet, nxjerr “Erdhi ora të vdes përsëri” më 1994 dhe “Lirika” më 1996. Më 2004 nxjerr vëllimin “Në vetmi” , ku në parathënien nga Shpëtim Kelmendi përmendet se çmonte De Radën, Mjedën, Lasgushin edhe Ali Asllanin.

Përfshihet në vëllimin “Leksikoni i shkrimtarëve shqiptarë 1501 – 2001” nga Hasan Hasani, mbasandej në vëllimin “Historia e Letërsisë Shqiptare” e Robert Elsie-t më 2003. Përfaqësohet me disa poezi në “Antologjinë e poezisë shqiptare” të Aleksandër Zotos (Chambéry, 1998) dhe në “Antologjinë e poezisë shqipe – Gjysmëshekulli i artë” të Ali Aliut (Tetovë, 2000). I vendosur ndër shkallaret e arketipit të poetit shqiptar sipas kritikës, kishte komunikim direkt me etnit e poezisë – gjë e cila e bënte t’i kalonte kornizat e kohës, burgut, etj.

 

 

Pin It